Vidhen brirët me vlerë 12 mln euro

22/04/2014 00:00

Rreth 40 brirë rinocerontësh me vlerë miliona euro janë vjedhur në zyrën e agjencisë së Turizmit dhe Parqeve në Afrikën e Jugut, kanë bërë të ditur zyrtarët vendas gjatë së hënës.

Autorët e kësaj grabitje kanë arritur të hapin nja kasafortë çeliku nga ku kanë marrë edhe brirët me një vlerë rekord prej rreth 12 milionë eurosh.

Brirët e rinocerontëve përdoren në mjekësinë tradicionale, kryesisht në Azi, një kilogram i tyre ka një vlerë rreth 44 mijë euro.

Vitet e fundit autoritetet vendase kanë marrë masa për parandalimin e gjuetisë së paligjshme, e cila është rritur ndjeshëm. Më shumë se 270 rinocerontë janë vrarë gjatë këtij viti në parkun Kruger. Në Afrikën e Jugut gjenden rreth 20 kafshë të tilla.

Gjuetia vazhdon pavarësisht masave të ashpra dhe patrullave të shumta të ushtrisë dhe policisë vendase.

Top Channel