Rreziku i “Krimesë” në Azi?

22/04/2014 00:00

Vizita e presidentit amerikan  Barak Obama në Azi,javën e ardhshme,bëhet
në kohën kur ambiciet territoriale të Pekinit po rriten në rajon. Gjatë
konferëncës së Sigurisë që u zhvillua në Indonezi muajin e kaluar.

Admirali Herri Harris, komandant i Flotës Amerikane të Paqësorit tha se “vendet e rajonit duhet të shmangin një situatë si ajo e Krimesë në Paqësor”.

Gjatë dy viteve të fundit, Kina po ushtron më shumë presion ndaj Japonisë në konfliktin për ishujt e Detit të Kinës Lindore, të njohur në Kinë si Diaoju apo Senkaku në Japoni,  me dërgimin e patrullave bregdetare dhe avionëve pa pilot. Në fund të vitit të kaluar, Kina shpalli në mënyrë të njëanshme, mbrojtjen e zonës ajrore, ku përfshihen ishujt. Zhan Pier Kabestan, profesor i shkencave politike në Universitetin Baptist të Hong Kongut thotë se  është e vështirë të parashikohet nëse Kina do ta përdorë modelin rus në Krime.  Sie Tao, një ekspert i shkencave politike në Universitetin e Pekinit për Studimet e huaja thotë se nëse qeveria kineze do të mbështeste ndonjë përpjekje nga peshkatarët apo të tjerë, për të zbarkuar në ishuj, për të qëndruar aty dhe për të  shpallur sovranitetin, kjo lëvizje do të dështonte.

Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë nga palët, qoftë në Detin e Kinës Lindore ose atë të Kinës Jugore. Por përpjekjet e Uashingtonit, shihen ne rajon, si përpjekje për të frenuar Pekinin.Japonia do të jetë ndalesa e parë e turneut të Presidentit Obama, ku përfshihen edhe vizita në Korenë e Jugut, Filipine dhe Malajzi. Ne kete te fundit, do te shenohet vizita e pare e nje presidenti amerikan ne pese dekada.

Top Channel