Reforma territoriale pa opozitën

22/04/2014 00:00

Ashtu siç pritej, palët kanë dalë të ndara në qëndrime në Konferencën e
Kryetarëve, për ndryshimin e përbërjes dhe funksionimit të Komisionit të
Reformes Territoriale.

Opozita kundershtoi kerkesen e mazhorances dhe vendimin e saj per te vijuar edhe e vetme me ndarjen e re te territorit, qe nga kreu i grupit demokrat, Edi Paloka, u cilesua nje aventure, e cila sipas tij, do kete pasoja per politiken dhe vendin.

“Pasojat janë edhe politike, po më vonë do të shihni edhe që, nëqoftëse nuk do të ketë destabilitet, askush nuk fiton”, tha Paloka.

Top Channel: “Kur thoni se do të pasohet me destabilitet, nëse ka një miratim të njëanshëm të reformës, çfarë keni parasysh dhe a është kjo një deklaratë kërcënuese?

Paloka: Kjo nuk është kërcënuese. Për fat të keq në Shqipëri ka ndodhur shpesh që marrëveshjet nuk janë pranuar kur palët janë ofruar politikisht dhe pastaj kur kanë ndodhur trazirat janë detyruar palët të ulen dhe të bëjnë marrëveshje shumë më të këqija për ata vetë, por vetëm të detyruara. Ajo që unë thashë është që kjo maxhorancë po kërkon që me këtë reformë, me këtë ndarje hartash, thjesht të marrë sa më tepër vota në tavolinë. Sigurisht që këtu kemi të bëjmë me shkelje të demokracisë. Ne që kemi dalë në 1990 për të fituar demokracinë, mos mendoni se do të lejojmë 2014 ta marrë Rama, atë që nuk e mbajti dot i ati i tij.

“Ne mendojmë dhe gjykojmë që nuk është ky rasti, ku opozita duhet të mbajë qëndrim politik në lidhje me këtë cështje. E kemi konsideruar dhe vazhdojmë ta konsiderojmë reformën territoriale, si një çështje të karakterit teknik dhe jam i sigurt që me kalimin e kohës, dhe koha do të tregojë që është rasti që edhe opozita të bëhet pjesë e këtij bashkëpunimi, e këtij procesi”, tha ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi.

Per shkak te mosmarreveshjeve ne Konferencen e Kryetareve, vendimmarrja do t’i kaloje seancës se te enjtes. Ndryshimet prekin formulen e perberjes se Komisionit te Reformes Territoriale, ku nga 17 anetare qe ai do te kete, 9 janë nga mazhoranca dhe 8 nga opozita, si shtyrjen me dy muaj te tjere te afatit te tij deri ne 14 qershor.

Top Channel