Autoriteti i Mediave Audiovizive ndodhet në ngërç, pasi mandati i katër
anëtarëve, mes tyre dhe i kryetares ka përfunduar prej më shumë se një
viti e gjysmë.

Nenkryetari i Komisionit te Medias, njekohesisht relator i mazhorances, Alfred Peza tha se AMA ka deshtuar jo vetem ne luften ndaj piraterise, por edhe ne ate te mbrojtjes se te drejtave te autorit. Afati i vendosur nga nderkombetaret, per kalimin ne qershor te vitit 2015 nga transmetimet analoge, ne transmetime numerike, nuk eshte kryer nga ky institucion edhe pse ka qene detyrim ligjor.

“Rregullorja për licensimin e rrjeteve numerike dhe programeve të tyre ka krijuar pakënaqësi të mëdha nga operatorët në treg, sidomos në mediat historike kombëtare private. Ky proces është i bllokuar. AMA ndodhet në një proces të vonuar për miratimin e projektrregulloreve shumë të rëndësishme, kërkesë e ligjit, për mirëfunksionimin e tregut të mediave audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, tha Peza.

Zoti Peza ne emer te mazhorances ka kerkuar zevendesimin e menjehershem te kater anetareve permes rezolutes, si nje menyre e shpejte per ta ndihmuar AMA-n te dale nga ngerçi.

“Nga 19 mbledhjet e zhvilluara nga AMA në vitin 2013, në 13 prej tyre nuk është siguruar kuorumi i nevojshëm dhe ato janë zhvilluar në prezencë të një anëtari pa mandat. Për rrjedhojë, vendimmarrja në to ka qenë e pavlefshme. Edhe vetë kryetarja e AMA-s ka ushtruar funksione drejtuese pa qenë anëtare e këtij komisioni, që nga 24 shtatori 2012, për rrjedhojë, pa qenë edhe kryetare e AMA-s. Kuvendi kërkon nga AMA, marrjen e masave urgjente për fillimin e zbatimit në praktikë të strategjisë kombëtare, për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike, përgatitjen e akteve të tjera nënligjore për zbatimin e plotë të ligjit të ri për AMA-n, rritjen e bashkëpunimit për plotësimin e vendeve vakante dhe nxjerrjen e institucionit nga ngërçi dhe rivendosjen e tij në shinat e funksionimit normal ligjor dhe kushtetues”, tha Peza.

Relatori i opozites, Luçiano Boçi, ne raportin e tij tha se AMA ka punuar mire ne respektimin e te drejtave te njeriut dhe te femijeve edhe pse, sipas tij, eshte sulmuar dhe bllokuar politikisht.

“Në periudhën e dytë, prej dhjetorit 2013, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, AMA është ndeshur me pengesa serioze shkaktuar nga bllokimi nga ana e maxhorancës parlamentare aktuale të hapjes së procedurës, për të plotësuar vendet vakante të tre anëtarëve. Të dy kërkesat e saj, të prillit dhe të tetorit janë shpërfillur duke krijuar një mosarritje kuorumi të nevojshëm për miratimin e një sërë aktesh rregullatore, përfshi këtu edhe Këshillin e Ankesave”, tha Boçi.

Diten e merkuren pritet qe mazhoranca te paraqese argumentimin ligjor per plotesimin e vendeve vakante ne AMA-s, ndersa opozita te lexoje rezoluten e saj. Menjehere me pas nis diskutimi mbi memon per zevendesimin e kater vendeve vakante te Autoritetit te Mediave Audiovizive, perfshire edhe vendin e kryetarit.

Top Channel