Tepelenë, 5 të sëmurë me antraks

21/04/2014 00:00

Pesë persona janë diagnostikuar si të infektuar nga sëmundja e
antraksit, apo siç njihen në gjuhën popullore plasja, sëmundje që
transmetohet nga konsumi i mishit të kafshëve që e kanë këtë sëmundje.

Rastet e konstatuara nga Instituti i Shëndetit Publik kanë qenë nga e njëjta zonë, në një fshat të Tepelenës.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë përmes një njoftimi për mediat bën të ditur se rastet në Tepelenë janë të izoluara dhe janë shkaktuar nga papërgjegjshmëria individuale.

“Rastet e evidentuara në Tepelenë me plasje në 5 persona janë të izoluara dhe janë shkaktuar nga papërgjegjshmëria individuale. Ministria e Bujqësisë mori të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së plasjes. U vaksinuan 410 mijë gjedhë dhe bagëti të imta në qarkun e Gjirokastrës dhe vazhdon monitorimi i situatës në këtë qark”, bën të ditur Ministria e Bujqësisë.

Top Channel