
Këngëtarja e hitit RIP dhe shumë këngëve të tjera, mes të cilave dhe “Shine Ya Light” të xhiruar në vendin e origjinës së saj, Prishtinë, e ka kaluar festën e Pashkëve në versionin “lepurushe”, me një veshje ku dominonte ngjyra “pink” dhe me një kordon në kokë, në formën e veshëve të lepurit, ngjyrë të kaltër.
Lepuri është edhe simboli i festës së Pashkës, që simbolizon atë që sjell vezët.
Rita është shfaqur e gëzuar, teksa shijonte këtë tip veshjeje me një rast të veçantë, gjatë një xhiroje rreth e qark New York City-t, të dielën e Pashkës, duke mos harruar ta shoqërojë këtë stil veshjeje edhe me mjaft stoli të çmuara. 23-vjeçarja po kalon një periudhë sezonale të provave në studio, ndoshta duke u përgatitur për një hit të ri.
Mënyrën se si e kaloi Rita të dielën e ringjalljes së Krishtit e ka ndarë edhe me fansat e saj në Instagram, ku postoi edhe një sërë fotosh.
Top Channel