Kolumbia nderon Markezin e madh

21/04/2014 00:00

Kolumbia do të zhvillojë të martën një ceremoni të posaçme
përkujtimore në katedralen e Bogotas, për nder Gabriel Garsia Markezin, 
“djalin e saj më të madh”, që e nderoi në vitin 1982 me çmimin Nobel në
Letërsi.

I pranishëm do të jetë presidenti i vendit Huan Manuel Santos, por nuk është ende e qartë nëse do të marrë pjesë familja e shkrimtarit.

Gjithçka do të shfaqet në televizionin kombëtare. Në ditët e ardhshme, në libraritë dhe parqet e Kolumbise do të zhvillohen “lexime publike” të librave të tij. Një varrim simbolik do të zhvillohet në qytetin e lindjes Arakataka, ne veri te Kolumbise. Ishte pikerisht ketu ku ai u frymezua për të krijuar-më pas- Makondon, e rrefyer mjeshterisht në “100 vjet Vetmi”.

Trupi i Markes, përfaqesuesit te realizmit magjik u dogj në një ceremoni private në Meksikë. Ambasadori i Kolumbisë në Meksikë, Hose Gabriel Ortis tha se “familja e Markesit nuk ka vendosur ende nëse hiri i tij do të të ndahet mes vendlindjes dhe vendit adoptiv”.Të afërmit e tij kanë konfimuar se do të qëndrojnë në Meksiko Siti te henen.  

Në Palasio de Bejas Artes ku zhvillohet ceremonia përkujtimore. Aty do te marrin pjese dy president; ai i Meksikes Enrike Penja Nieto dhe i Kolumbisë Huan Manuel Santos.Prej kohës Gabriel Garsia Markes ka qene i semure dhe te pakta ishin daljet e tij publike. Javën e kaluar doli nga spitali pas një infeksioni në rruget e frymemarrjes dhe ato urinare. Por mjeket thane se shendeti i tij ishte i dobet.

Te enjten shkrimtari 87-vjeçar nderroi jete ne Meksike, ku jetoi më shumë se 30 vjet. Ai braktisi Kolumbinë kur mësoi se ushtria do ta merrte në pyetje për lidhjet që ai pati me guerrilasit e majtë. U zhvendos në Meksikë me familjen dhe zgjodhi -sic duket- të mbyllë sytë atje.

Top Channel