Nxehtësi rekord në Japoni, fund tetori por temperaturat kalojnë 30°C në Tokio dhe Osaka
Dy anëtarë të UNICEF-it janë zhdukur që prej ditës së enjte në Karachi të Pakistanit, një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur lajmin të dielën.
Policia ka nisur menjëherë hetimet, gjithashtu po mbahen edhe kontakte të vazhdueshme me familjarët e 2 personave.
Ditën e shtunë, persona të armatosur plagosën një gazetar të një televizioni pakistanez. Hamid Mir u qëllua 3 herë pranë aeroportit të Karachi-t, nga 2 persona që po lëviznin me motor. Vëllai i gazetarit të plagosur akuzoi qeverinë për sulmin, duke thënë se shërbimet e inteligjencës palestineze janë urdhëruar për të kryer vrasjen.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë, duke i cilësuar akuzat të pabaza dhe mashtruese.
Top Channel