Algjeri, militantët vrasin 14 ushtarë

20/04/2014 00:00

Militantët islamikë kanë vrarë gjatë ditës së diel 14 ushtarë algjerianë në një pritë ndaj autokolonës në malet në lindje të kryeqytetit Algjer, kanë thënë zyrtarët e sigurisë.

Mësohet se trupat ushtarake ishin nisur në një operacion për kapjen e militantëve në rajonin Tizi Ouzou. Sulmi mund të jetë kryer nga militantët e Al-Kaedas. Ky është sulmi më vdekjeprurës ndaj ushtarëve algjerianë prej disa vitesh.

Ngjarja ndodhi vetëm 3 ditë pas rizgjedhjes së presidentit 77-vjeçar, Abdel Aziz Bouteflika për një mandat të katërt.

Në vitet 1990 nisi një luftë civile 10-vjeçare në Algjeri mes qeverisë dhe kryengritësve islamikë, por tani militantët veprojnë vetëm në disa zona të izoluara, siç janë malet në lindje të kryeqytetit.

Top Channel