Sudan i Jugut, sulm në një bazë të OKB

18/04/2014 00:00

Persona të armatosur kanë kryer një sulm në një bazë të OKB-së në Sudanin e Jugut. Si pasojë e sulmit me dhjetëra civilët të strehuar janë vrarë nga agresorët.

Toby Lanzer, një zyrtar i lartë i OKB-së që ndodhet në Sudan bëri të ditur se personat e armatosur, kryesisht të rinj, janë futur me shpejtësi në bazë dhe kanë qëlluar me armë.

Paqeruajtësit e OKB-së janë kundërpërgjigjur menjëherë duke shkëmbyer zjarr me agresorët.
Rreth 5 mijë civilë janë strehuar në bazën e cila është sulmuar.

Mijëra njerëz janë vrarë në Sudanin e Jugut dhe më shumë se 1 milion të tjerë janë larguar nga vendi që nga nisja e konfliktit dhjetorin e kaluar mes përkrahësve të presidentit Salva Kiir dhe ish-zëvendësit të tij, Riek Machar.

Zyrtari i OKB-së shtoi se rreth 350 të rinj ishin larguar nga një qendër në Bor, në Jonglei dhe i ishin afruar në bazë me pretendimin se po kërkonin të paraqisnin një peticion.

“Me dhunë agresorët arritën të hapnin portën dhe nisën të qëllonin me armë. Sulmi është arritur të s’mbrapset pas reagimit të paqeruajtësve të cilët u kundërpërgjigjën me breshëri, por fatkeqësisht pati shumë të vdekur”, ka thënë Toby Lanzer.

Top Channel