Peru, reja vullkanike detyron evakuimin e zonës

18/04/2014 00:00

Rritja e aktivitetit të vullkanit “Ubinas” në Peru ka detyruar autoritetet të evakuojnë njerëzit që jetojnë në zonat përreth.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se do të evakuojnë rreth 4 mijë banorë dhe bagëtitë e tyre brenda 3 ditëve. 

Vullkani aktiv, “Ubinas” kohët e fundit e ka rritur ndjeshëm aktivitetin e tij dhe për pasojë retë e hirit janë përhapur deri në 4 kilometra nga krateri i vullkanit.

Një shpërhtim i gazrave toksike në vitin 2006 vrau një numër të madh bagëtish dhe detyroi një evakuuim të ngjashëm.

Një javë më parë qeveria peruane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonat më të afërta me vullkanin për t’i ardhur në ndihmë atyre që janë më të prekura.

Vullkani “Ubinas” është në një lartësi 5.672 metra dhe rreth 100 kilometra në lindje të qytetit Arequipa, i cili është i dyti më i populluar në Peru.

Top Channel