Miley Cyrus: S’jam lindur për të qëndruar në spitale

18/04/2014 00:00

Miley Cyrus mund të vijojë të jetë në gjirin e të sëmurëve ndoshta edhe për 3 javë të tjera, për shkak të një “reaksioni alergjik tepër të rëndë” nga një antibiotik, bëri të ditur përfaqësuesi i saj të enjten.

Sëmundja e saj ndërpreu edhe turin “Bangerz”, teksa u shtrua në spitalin ditën e martë, në Kansas City.

21-vjeçarja Cyrus njoftoi fansat e saj përmes Tëitter-it mëngjesin e së enjtes, duke thënë se “ndodhet në spital”, të shoqëruar edhe me një foto që shfaqte atë të shtrirë në një nga krevatët e spitalit. Më tej ajo shtoi: “nuk mund të dal të qaj, dua të kthehem në turin tim. Jam krijuar për të qenë nëpër skena duke performuar për të gjithë ju… jo të rri e shtrirë në një krevat spitali”.

Ajo anuloi një shfaqje në Charlotte, në Karolinën e Veriut, javën e kaluar, për shkak të asaj që u raportua si një sëmundje gripi. Gjithashtu janë anuluar edhe organizimet e saj në Kansas City, të martën, dhe St.Louis, të mërkurën.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel