PD: Ministri ka ndërhyrë në tenderin e ilaçeve

17/04/2014 00:00

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Albana Vokshi, ka bërë me dije se ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka ndërhyrë në tenderin e ilaçeve duke rrezikuar shëndetin e shqiptarëve.

“Ministri i Shëndetësisë ka ndërhyrë në tenderin e ilaçeve duke i hapur rrugë abuzimit me shëndetin e pacientëve shqiptarë dhe duke i hapur rrugën medikamenteve të paautorizuara. Në vendin tonë janë futur medikamente të rrezikshme për të kënaqur interesa të grupimeve të farmaceutikës që financoi fushatën e PS-së”, tha Vokshi.

“Kjo është një vepër penale pasi ndërhyrjen e ministrit në tender legjislacioni shqiptar e parashikon vetëm në raste katastrofash. Por, ky është modeli i Edi Ramës për shëndetësinë dhe ky është ministri i Rilindjes”, shtoi Vokshi.

Top Channel