Indi, zgjedhjet në ditën më të rëndësishme

17/04/2014 00:00

Indianët janë drejtuar kutive të votimit në atë që mund të konsiderohet si dita më e rëndësishme për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat vënë përballë partinë e Kongresit kundër partisë kryesore opozitare BJP.

Rreth 200 milionë votues kanë të drejtë vote për 121 vende në Parlament, në 12 shtete, përfshi Karnataka, Rajastha, Uttar Pradesh dhe Bihar.

Votimi,  i cili do të kalojë nëpër 9 faza, nisi më 7 Prill dhe do të përfundojë më 12 Maj. Votat do të nisin të numërohen më 16 Maj. Më shumë se 814 milionë indianë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje të përgjithshme.

Procesi i votimit konsiderohet i kompletuar për 111 vende, teksa pjesëmarrja në shumicën e shteteve ka qenë shumë më e madhe nga viti 2009.

E enjtja është një nga ditët më kritike të votimit, teksa do të votohet në 12 shtete që nga Kashmiri i administruar prej indianëve në Veri, deri në qendrën e informaciont dhe teknologjisë Bangalore në Jug, nga Rajasthani në Perëndim e deri në qytetin e Himalajave të njohur për rritjen e çajit, Darjeeling, në Lindje.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel