Reagojnë kompanitë e sigurimeve

16/04/2014 00:00

Pas kritikave për draftin e ligjit dhe shqetësimeve të ekspertëve rrugorë, kanë reaguar kompanitë e sigurimeve.

Presidenti i kompanisë së sigurimeve Eurosig, Kadri Morina është shprehur se dhënia e një të dytës së dëmshpërblimit për ata që kryejnë aksidentet do të jetë vetëm për shkaktarët dhe jo për palën e tretë të dëmtuar.

“Presupozohet që edhe ky është bërë shkas për ngjarjen që ka ndodhur kundrejt personit që e ka bërë aksidentin. Pra, nuk flitet për palën e tretë, që mund të jetë një person i siguruar”, thotë Morina.

Morina reagon për byronë e sigurimeve, ku me projektligjin e ri, nëntë drejtorët e kompanive të sigurimeve do të jenë anëtarë të asamblesë.

“Ligjet e shtetit shqiptar nuk janë të kompletuara për sistemin financiar të sigurimeve shoqërore. Do të jem unë një avokat, një përfaqësues i Ministrisë së Financave, i shoqërisë civile dhe të bëhem anëtar i asamblesë që të jap votimin që të paguaj”, thotë Morina.

Për Morinën, lajmërimi i shoqërisë së sigurimeve nëse mjeti do të përdoret edhe nga të tjerë, është disiplinë. “Nëse do të sigurosh makinën, shkon tek kompania, merr policën e sigurimit dhe ke patentën”, vijon presidenti i Eurosig.

Më herët, ekspertët rrugorë kundërshtuan hapur projektligjin që qeveria do të kalojë së shpejti në Parlament, në lidhje me dëmshpërblimet e kompanive të sigurimeve për të aksidentuarit. 

Top Channel