Varrezat, bashkia apel Ramës
15/04/2014 00:00
Bashkia e Tiranës i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të zhbllokojë fondet për qeverisjen vendore, pasi ngërçi i krijuar po pengon zgjidhjen e problemit të varrezave.
Sipas bashkisë, bllokimi i buxhetit e ka bërë të pamundur kryerjen e shpronësimit të banesave me qëllim zgjerimin e sipërfaqes së varrezave.
“E kemi të pamundur krijimin e hapësirave të reja për varreza. I kërkojmë kryeministrit të zhbllokojë menjëherë buxhetin”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.
Apeli i institucionit që menaxhon kryeqytetin erdhi pasi Ndërmarrja e Shërbimit Funeral njoftoi se nuk ka më hapësira për varrezat e Sharrës dhe Shish Tufinës.
Top Channel