Rritet numri i lindjeve

15/04/2014 00:00

Në dy vitet e fundit, Spitali Universitar Obstetrik-gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë regjistron një numër në rritje të lindjeve.

Drejtori i kësaj qendre universitare, Blenard Nonaj në një pronocim për Top Neës tha se vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, janë raportuar rreth 70 lindje më shumë, por ndryshe nga një vit më parë në rritje ka ardhur dhe numri i lindjeve të parakohshme, kryesisht paciente të ardhura nga rrethet.

Nonaj tha se aktualisht pavionet e spitalit punojnë me kapacitet të plotë duke shfrytëzuar maksimalisht të gjtihë shtretërit

Sipas drejtorit Nonaj, për vitin 2014, me buxheitn e ri të akorduar nga Ministria e Shëndetësisë është parashikuar instalimi i disa aparaturave me qëllim rritje e cilësisë së shërbimit për nënën dhe fëmijën.

Një raport i fundit të INSTAT, referuar shifrave për tremujorin e katërt të 2013, thuhet se në Shqipëri është konstatuar se është rritur numri i lindjeve me rreth 11 përqind më shumë krahgasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2012.

Në statistikat e INSTAT vërehet se ka një rritje drastike të statistikave dhe për shtesën natyrore që nga periudha pas zgjedhjeve të 23 qershorit, që do të thotë rreth 7.3 përqind numri i lindjeve në krahasim me  4.3 përqind që u regjistrua numri i vdekjeve në fund të tremujorit të 2013.

Top Channel