Rekrutonte për në Siri, arrestohet i kërkuari

15/04/2014 00:00

Ka shkuar në 9 numri i të arrestuarve për rekrutimin dhe dërgimin e shqiptarëve për të luftuar në Siri. Pas arrestimeve të kryera në një muaj më parë, ku mes tyre dhe dy imamët e vetëshpallur, mesditën e së martës në pranga ka rënë dhe Gerti Pashaj.

Ai ishte një prej 5 personave të shpallur në kërkim për përfshirjen në grupin që organizonte dhe dërgonte luftëtar shqiptarë në Siri.  

Njoftimi zyrtar i Policise se Shtetit bën të ditur se Gerti Pashaj është arrestuar në Aeroportin e Rinasit, në momentin që po kthehej nga Turqia. Mbi të rëndojnë akuzat e “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste” dhe atë të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale, me qëllime terroriste”.

Ndërkaq, në kërkim vijojnë të mbeten Shkëlzen Dumani, Shyqyri Kaca, Almir Daci dhe Medi Manallari.

Top Channel