Fredi Beleri “mburr” deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, tërheq deklaratën pas reagimeve të forta nga PASOK Opozita ka përforcuar akuzën për përdorim të infrastrukturës së ushtrisë për transport të lëndëve narkotike.
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, ka shfrytëzuar praninë e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në këtë komision, i cili ishte thirrur për të mbrojtur ligjin e ri për mjetet lundruese, për të deklaruar se aeroporti ushtarak i Gjadrit në Kukës është duke u përdorur për trafik të lëndëve narkotike.
Noka: Zoti ministër, a keni dijeni që baza ajrore e Gjadrit është përdorur për trafik droge kohët e fundit?
Tahiri: Gjadri nuk ka det, radarët janë radarë për monitorimin e detit. Unë kam pritje me popullin në Ministri, eja interesohu dhe unë jap sqarime.
Por nënkryetari demokrat i Komisionit të Sigurisë, i pyetur nga Top Channel pas largimit nga Komisioni për faktet që disponon për këtë akuzë dhe përse nuk i është drejtuar Prokurorisë, adresoi përgjigjen tek ministrat e qeverisë.
“Akuzat tona i mbështesim në informacionet që kemi. Për detaje të tjera pyesni ministrin që u fsheh si struci”, tha Noka.
Ndërsa ministri i Brendshëm, pas përfundimit të Komisionit, i pyetur mbi këtë akuzë të Nokës, deklaroi shkurt se nuk merret me ato që i quajti “përrrallat e Flamurit”.
Top Channel