Mbështetja e prodhimeve bujqësore

15/04/2014 00:00

Qeveria italiane financon një shumë prej 10 mln eurosh për bujqësinë shqiptare, një pjesë e së cilës do të shkojë për futjen për herë të parë në sistemin bujqësor shqiptar të skemës së sigurimit të prodhimit.

“Tashmë fermeri shqiptar ka në dorë të sigurojë prodhimet bujqësore, përpjekjet dhe mundin e sakrificave të tij përmes skemave të lehtësuara të sigurimeve shëndetësore dhe ky projekt/pilot do të ofrojë futjen për herë të parë të sigurimit të produkteve bujqësore”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Fondi që do të shkojë për pilotimin e sigurimit të kulturave të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore është 2 mln euro. Ndërsa pjesa tjetër për zhvillimin e ullirit dhe veçanërisht për përmirësimin e cilësisë së vajit të ullirit, si dhe përmirësimin e punës së Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Për ambasadorin italian në Tiranë, Massimo Gaiani, bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm në vend dhe për këtë qeveria italiane do të japë ndihmën e saj për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Top Channel