Gjirokastër, kapen 50 kg marijuanë

15/04/2014 00:00

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 50 kilogramë marijuanë në aksin rrugor Gjirokastër-Uji i Ftohtë në orët e para të ditës së martë.

Në kuadër të operacionit “Hëna e Plotë”, sektori kundër narkotikëve ka ndaluar rreth orës 01:00 një makinë të tipit Benz që po transportonte lëndën narkotike me destinacion Italinë nga Lazarati në drejtim të Fierit.

Policia ka ndaluar poshtë fshatit Hormovë shtetasin Shpëtim Sinani (42 vjeç), i cili po drejtonte mjetin, dhe shtetasin O.S. (16 vjeç), të dy nga fshati Humelicë i Gjirokastrës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Shpëtim Sinani është gjetur dhe një arsenal armësh.

Top Channel