Padi penale për pompat e Tales

14/04/2014 00:00

Ministria e Bujqësisë ka bërë një kallëzim penal për ish-kreun e Bordit të Kullimit Lezhë, Luigj Frangaj.

Ai akuzohet për nxjerrjen nga përdorimi dhe shitjen për skrap të pjesëve të elektropompës me fuqi 440 Kilovat, me vlerë totale rreth 1 milion lekë e që ishte vendosur në hidrovorin e Tales.

Nga auditimi i bërë së fundmi nga Ministria e Bujqësisë u konstatuan shkelje në veprimet e kryera nga ish-titullari i këtij institucioni, duke sjellë dëmtime të rënda në funksionimin e Hidrovorit të Tales dhe duke shkaktuar një rrezik potencial për përmbytje të zonës së Lezhës në kohën e reshjeve.

Gjithësesi, Ministria e Bujqësisë ka marrë të gjitha masat që në hyrje të sezonit dimëror të reshjeve, për të venë në funksion dhe kapacitet të plotë hidrovorin e Tales në Lezhë.

Top Channel