Gjyqi i Shpëtim Gjikës

14/04/2014 00:00

Tre nga shtatë të pandehurit në procesin gjyqësor kundër kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, kanë përfituar nga ligji për amnistinë i cili hyri në fuqi disa ditë më parë.

Të pandehurit e këtij procesi, Aleks Ahmataj, Mustafa Tartari dhe Artan Ferati, të akuzuar për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm, kanë përfituar nga zbatimi i ligjit për amnistinë dhe për rrjedhojë janë pushuar akzuat ndaj tyre.

Sakaq, për katër të tjerët, mes të cilëve edhe Shpëtim Gjika, do të vazhdojë procesi gjyqësor pasi akuzohet për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim dhe ndërtim i paligjshëm.

Pushimi i akuzave për tre të pandehurit e këtij procesi u komunikua në seancën gjyqësore të së hënës, e cila u shty për mungesë të të pandehurve.

Top Channel