Bashkëpunimi ekonomik Itali-Shqipëri

14/04/2014 00:00

Rritja e bashkëpunimit ekonomik me Italinë ishte në fokus të tryezës së organizuar nga Kooperacioni Italian në Shqipëri, për prezantimin e projekteve të vitit 2014.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ftoi sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri, duke i cilësuar ekonomitë e dy vendeve si komplementare me njëra-tjetrën.

Po ashtu zoti Peleshi vlerësoi si jetike ndihmën e partnerëve italianë në zhvillimin e biznesit shqiptar, që përbën dhe një nga projektet e Kooperacionit Italian për vitin 2014.

“Përmes tij synohet asistencë teknike për bizneset e vogla të cilat përbëjnë 90 për qind të biznesit në Shqipëri”, deklaroi Peleshi.

Në takim u paraqitën 3 projektet: në sektorin e zhvillimit territorial, përfshirjes sociale dhe formimit profesional. Ato do të realizohen nga OJF-të italiane në partneritet me institucione dhe organizata të shoqërise civile shqiptare.

Top Channel