Veliaj: Mbështetje fasonëve

12/04/2014 00:00

Ministri e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë një vizite në një sipërmarrje fasone në Shkodër u shpreh se qeveria këtë muaj do prezantojë një paketë të re ndihme për fasonët, në një shumë prej 2.7 milonë dollarë që do nxisë punësimin.

Një reformë e thellë do bëhet, sipas Veliajt edhe në skemën e sigurimeve shoqërore, e cila aktualisht krijon një gropë financiare prej 420 milionë dollarësh.

“Tani jemi në fazën e stabilizimit të skemës së pensioneve dhe dua t’ju informoj se është shumë e rëndësishme që me skemën e re bizneset do paguajnë kontributet e plota me pagat reale të punonjësve. Paketa jonë ka fondin e punësimeve prej 2.7 milionë dollarë, ndërkohë që është edhe paketa fasone për të shtuar sa më shumë punësimin”, deklaroi Veliaj.

Ministri njoftoi se të mërkurën mbledhja e qeverisë do të mbahet në qytetin e Kukësit. “Do mbledhim gjithë qeverinë në Kukës bashkë me qeverinë kosovare për t’i kthyer qytetit dinjitetin pasi priti eksodin e kosovarëve të larguar nga lufta”, tha Veliaj.

Më tej Veliaj, gjatë takimit me administratorin e një ndërmarrjeje fasone, Gjergj Liqejza, që është njëkohësisht konsull nderi i Austrisë, foli dhe për mundësinë e transferimit të sigurimeve shoqërore të emigrantëve shqipatrë në Austri dhe për hapjen shumë shpejt të një shkollë austriake të teknologjisë së informacionit në kryeqytet.

Top Channel