Studimi për fetë në Shqipëri

12/04/2014 00:00

“Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri” është botimi i profesorit italian Giovanni Cimbalo, që u promovua pranë Akademisë së Shkencave.

Studimi trajton rregullimin e marrëdhënieve juridike mes shtetit shqiptar dhe komuniteteve fetare shqiptare nga viti 1913 deri në ditët e sotme.

Teza e profesor Cimbalo, i cili është titullari i katedrës së të drejtës fetare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Bolonjës, është se modeli shqiptar është një shembull i mirë, që duhet konsideruar edhe nga Europa.

“Koncepti më modern i besimit fetar sot në Europë është ai i zhvilluar nga sistemi juridik shqiptar. Dhe kjo është diçka që ndodh që prej vitit 1923”, deklaroi Cimbalo në ceremoninë e zhvilluar.

Në studimin e tij, profesori italian u jep përgjigje edhe zërave që kanë hedhur hipoteza se në të ardhmen mund të krijohen rryma radikale fetare në Shqipëri, duke theksuar se shteti shqiptar gëzon të gjithë instrumentat juridikë për të evituar fenomene të tilla.

Top Channel