“Shkrimtarët e Shekullit”

12/04/2014 00:00

Gazetarja Rudina Xhunga ishte e ftuara e rrjetit të ekselencës të Universitetit të Tiranës, për të bashkëbiseduar me studentët mbi librin e saj të ri “Shkrimtaret e Shekullit, 31 intervista në bibliotekën e botës”.

Ishte kjo hera e parë si shkrimtare, në sallën Liria të universitetit publik, pasi emisioni “Shqip”, ka qenë disa herë në atë sallë, si promovues i rrjetit të ekselencës shqiptare.

Gjatë bashkëbisedimit studentët ndanë kuriozitete rreth librit, takimit me mendjet më frymëzuese të shekullit, emisionit “Shqip” dhe planeve të afërta të Rudina Xhungës në publicistike e televizion. Nga ana e saj, zonja Xhunga iu përgjigj pyetjeve të të rinjve mbi gazetarinë shqiptare, nëse është e pavarur apo e politizuar.

“Unë jam gazetare e politizuar, e angazhuar dhe në shërbim të njerëzve që besojnë se ky vend mund të ndryshojë. Prandaj unë nuk jam e pavarur, jam e varur nga dëshira për të ndryshuar vendin. Në Shqipëri ka gazetarë dinjitozë dhe pazarxhinj. Unë jam dinjitoze, nuk jam pazarxhie”, u shpreh Xhunga.

“Shkrimtarët e Shekullit” udhëtojnë pas pak ditësh në Prishtinë dhe Mitrovicë, për të ndarë edhe me studentët e Kosovës eksperiencën e letërsisë dhe mendimit të angazhuar bashkëkohor.

Top Channel