Sarandë, SHKB arreston policin për vjedhje
12/04/2014 00:00
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka arrestuar oficerin e Policisë së Sarandës Alfred Hyso, i cili dyshohet për vjedhje.
Hyso dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në një makinë.
Polici Hyso dyshohet se i ka marrë paratë gjatë kontrollit rutinë të makinës.
Arrestimi i policit erdhi pas kallëzimit të drejtuesit të mjetit.
Top Channel