Topi: FRD është në opozitë

11/04/2014 00:00

Kreu i FRD-së, Bamir Topi ka nisur një tur takimesh me strukturat e kësaj partie në të gjithë vendin. Topi u ndal në qytetin e Elbasanit, ku ndër të tjera diskutoi mbi situatën ekonomike dhe politike në të cilën gjendet vendi sot.

Duke theksuar edhe një herë se FRD është një parti opozitare dhe nuk ka e nuk do të ketë koalicion me qeverinë, Topi kritikoi qëndrimet politike që po mban opozita e sotme.

“Nuk kam pse të jem i shqetësuar që jam në opozitë. Ne shqetësohemi për faktin përse kjo opozitë nuk po organizohet. Të jemi të qartë, në pozicionimin tonë, nëse flasim për politikën do flasim për çështje që u takojnë të dyja palëve, opozitës dhe mazhorancës”, deklaroi Topi.

Ajo që po shohim sot në parlament, tha me tej Bamir Topi, është një demonstrim i pozicionit mjeran që ka marrë politika shqiptare. Ky realitet, theksoi ai, ka nevojë të ndryshojë në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Top Channel