Tiranë, në pranga efektivi i FNSH

11/04/2014 00:00

Oficerë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë arrestuar një punonjës së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nën akuzën e dhunës në familje.

Punonjësi i forcave speciale, Skënder Sallahu, 45-vjeç u arrestua në orët të premten. Ai ishte paditur nga bashkëshortja e tij për dhunë dhe kansoje në familje. Në padinë e dorëzuar në polici, bashkëshortja e tij, M. Sallahu thotë se 45-vjeçari e ka kanosur me armë në sy të fëmijëve të tyre.

E dëmtuara shton se ndaj saj është ushtruar sistematikisht dhunë psikologjike dhe fizike. Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë.

Top Channel