Teatri shëtitës në Lazarat

11/04/2014 00:00

Teatri Shëtitës ka shkuar në Lazarat për të shfaqur pjesën “Udhëtim me diellin” për fëmijët e këtij fshati.

Kiço Londo, drejtor i Teatrit Shëtitës, u shpreh: “Që të bësh për vendin tënd, duhen akte qytetarie. Në kuadër të kësaj, trupa e Teatrit Shëtitës mori vendimin për të qenë në Lazarat, në fshatin për të cilin flitet si një googol. Nuk pamë postoblloqe, nuk na pengoi njeri, përkundrazi, na kanë ndihmuar. Mbi të gjitha morëm buzëqeshjet e fëmijëve.”

Pjesa “Udhëtim me diellin” shkruar nga Milena Selimi dhe me regji të Endri Celës, ka në qendër të saj një fëmijë, i cili në një udhëtim imagjinar, takon personazhe të dashura të përrallave.

Top Channel