“S&P” vlerëson politikat makroekonomike

11/04/2014 00:00

Agjencia e vlerësimit të cilësisë së kreditit Standard & Poor’s,
përmirësoi vlerësimin e situatës ekonomike në Shqipëri me parashikim të
ndryshuar nga “negativ” në “të qëndrueshëm” si dhe i dha një notë
pozitive politikave të qeverisë për reduktimin e deficitit buxhetor dhe
borxhit publik.

Në një njoftim për shtyp të publikuar sot, agjencia tha: “Ne besojmë se ecuria e rritjes së Shqipërisë do të përmirësohet dhe se qeveria do të ruajë angazhimin e vet për konsolidim fiskal, gjë që do të sjellë rënie graduale të borxhit të përgjithshëm të qeverisë. Për rrjedhojë ne rikonfirmojmë vlerësimin për borxhin sovran afatgjatë dhe afatshkurtër në monedhë vendëse apo të huaj për Shqipërinë në ‘B+/B’.

Parashikimi “i qëndrueshëm” reflekton këndvështrimin tonë se Shqipëria do të ndjekë politika të shëndosha fiskale dhe ekonomike të lidhura me përpjepjet për integrimin në Bashkimin Europian.”

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me FMN në bazë të së cilës pret të përfitojë rreth 1 miliardë euro kredi të buta në tre vjet në këmbim të reduktimit të deficitit primar të vendit dhe uljes së borxhit publik nga 71 për qind të PBB-së që është aktualisht në më pak se 60 për qind në vitin 2019.

Top Channel