Një hotel 4-katësh në plazhin e Dhërmiut pritet të shembet nga Inspektoriati Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar me anë të eksplozivit.
Dhjetra forca policore së bashku me INUK mbërritën në Dhërmi për të nisur përgatitjen e shembjes së “Grand Hotel Dhërmiu” i cili ndodhet në pjesën e majtë të plazhit.
Së bashku me forcat policore, në këtë plazh kanë mbërritur edhe disa specialistë të xhenios të cilët kanë nisur nga puna për hapjen e vendeve ku vendoset eksplozivi për të shkatërruar konstruksionin e hotelit.
Në krye të aksionit, kreu i INUK-ut Zyhdi Dajti i cili u shpreh se aksioni do të vazhdojë në këtë zonë me prishjen e disa ndërtimeve të tjera pa leje.
Pronari i hotelit pretendon për pronësi të rregullt të objektit dhe dokumenta sipas ligjit.
Top Channel