Kodheli: Jo taksim progresiv për komandot në Afganistan
11/04/2014 00:00
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Bazo, nëpërmjet një video-konference, kanë bashkëbiseduar me efektivat e kontingjenteve “MAT 5” dhe “Eagle 8”, të cilët shërbejnë në kuadër të Aleancës në operacionin ISAF, në Kandahar dhe Kabul, në Afganistan.
Dy komandantët e misioneve shqiptare informuan mbi situatën aktuale në teatrin e operacionit, si dhe me detyrat që paqeruajtësit tanë po kryejnë në Afganistan.
Duke shprehur vlerësimin për misionin e tyre, zonja Kodheli u tha komandove në Afganistan se po diskutohet që ata të përjashtohen nga taksimi progresiv, çështje që sipas saj po abuzojnë “ata që nuk marrin vesh”.
Top Channel