Diaz: Monogamia nuk të bën të lumtur

11/04/2014 00:00

Cameron Diaz mendon se lidhja me vetëm një mashkull nuk do e bënte aspak të lumtur atë. Aktorja 41-vjeçare tha për revistën ‘InStyle’ se i pëlqen të qëndrojë beqare dhe jo të ndihet e trishtuar në një martesë.

“Të gjithë njerëzit kanë instinkte kafshërore. Nuk jemi të prerë për monogaminë, por shoqëria thotë që është gjë e mirë. Njerëzit mundohen të gjejnë personin e duhur, por pasi e gjejnë, e kuptojnë që kjo nuk i bën të lumtur”, shpjegoi Diaz.

Aktorja shtoi se jeta i ka mësuar shumë gjëra dhe se është e lumtur për eksperiencat e kaluara: “Jam 41 vjeç dhe i kam kaluar të gjitha. Kam mësuar nga gjithçka dhe më pëlqen plakja.”

Top Channel