Cani: Padi penale Bodes

11/04/2014 00:00

Në një intervistë ne emisionin “Top Story”, ministri i Financave
Shkëlqim Cani dha shpjegime për kredinë e përfituar nga Fondi Monetar
Ndërkombëtar.

Cani deklaroi se kredia nuk kushtezon uljen e pagave dhe pensioneve apo rritjen e taksave. Kjo kredi sipas tij eshte marre per shkak te veshtiresise financiare, qe u krijuan ne arken e shtetit shqiptar, e cilen Qeveria e re e gjeti pothuajse bosh.

Sokol Balla:
Mesa lekë e gjetët arkën e shtetit?

Shkelqim Cani
: Zero. Po qe se në thesar ke 100 milionë dollarë të konvertuara fatura që nuk i shlyen dot, do të thotë që nuk ke gjendje, nuk ke likujditet

Sokol Balla:
Ju thoni që ekonomikisht jemi pranë 97?

Shkelqim Cani: Mos keni asnjë dyshim që kur e morëm pushtetin në 16 shtator ishte kështu. Në 97 kishim pak rezerva, tani s’kishim.

Ministri i Financave deklaroi se plani i te ardhurat eshte tejkaluar, ndersa kredia nga FMN, e cila ne tre vite mund te shkoje deri ne 1 miliard dollare, po sherben per te shlyer borxhet e prapambetura dhe te fshehura. Cani permendi edhe kredine qe mori Qeveria ne vitin 2009, duke thene se interesat e saj ishin me te lartat ne treg dhe per kete arsye ai do padise penalisht paraardhesin.

“Ridvan Boden do ta çoj për ndjekje penale, për marrjen e asaj kredie prej 13.3 per qind, kur në treg mund të merrej më lirë. Mos e kishte marrë atë kredi. Nuk ka asnjë argument, ka shkelje procedurash njëra pas tjetrës”, tha Cani.

Ministri i Financave shpjegoi se tashme kane nisur reformat e medha strukturore, qe do perfshijne shume sektore, qe nga sigurimet shoqerore deri te energjia.

“Të gjitha kushtet që kemi janë vetëm një pjesë e programit të Qeverisë të koalicionit, vetëm një pjesë, ndoshta një e treta. Ne, qëkur kemi ardhur në pushtet, kemi deklaruar qartazi që kemi ndërmend të bëjmë reforma strukturore. Nuk mundet një Qeveri të bazojë gjithë punën e vet tek borxhi”, tha Cani.

Duke u ndalur te kjo e fundit Cani deklaroi se gjendja e humbjeve ne rrjet dhe mungesa e reshjeve do te kerkoje kete vit nderhyrjen e shtetit per te mbajtur nen kontroll situaten.
 
 

Top Channel