“Asetet” e Kimit kërkojnë liri

11/04/2014 00:00

Është e famshme në të gjithë botën për format trupore dhe ashtu siç shihet në foto, edhe vetë Kim Kardashian nuk mund t’i heqë sytë nga dekolteja e saj e bollshme.

33-vjeçarja është fotografuar me një fustan të bardhë shumë të hapur përpara, duke hyrë në një festë që po zhvillohej mbrëmjen e së enjtes në Los Angeles.

Nëse kësaj radhe kënaqi sytë e publikut me dekoltenë e saj, vetëm disa ditë më parë Kimi tregoi se të lë me gojë hapur edhe me pamjen nga prapa.

Në një set fotografik të realizuar në Tajlandë, ajo pozoi me një bikini ngjyrë floriri duke i drejtuar aparatit fotografik të pasmet e duke na ofruar pamje shumë të “nxehta”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel