Ministri i Mjedisit Lefter Koka u ka kërkuar kryeinspektorëve të
mjedisit në të gjithë vendit kontrolle te rrepta ndaj bashkive dhe
komunave në lidhje me menaxhimin e mbetjeve urbane.
Deri në datën 30 prill,- tha Koka,- duhet të inspektoni se cilat komuna apo bashki kanë nisur punën për largimin e mbetjeve.
Pas kesaj date ato njesi vendore, te cilat nuk jane angazhuar ne kete nisme do te gjobiten sipas ligjit dhe ne rast te shkeljeve apo mos zbatimit te tyre do t’i kerkohet Keshillit te Ministrave shkarkimi i drejtuesve vendore.
Gjate nje takimi zhvilluar me te gjithe kryeinspektoret, ministri i Mjedisit Lefter Koka nuk la pa permendur kontrollet per prerjet ilegale te pyjeve, zbatimin e moratoriumit per ndalimin e gjuetise, kontrolli per shfrytezimin ilegal te shtreterve te lumenjve, si dhe evidentimin e ujerave te ndotur ne prag sezoni.
Top Channel