Qeveria e vendosur për furgonët

09/04/2014 00:00

Pasi ka shqyrtuar kërkesat e depozituara nga autoveturat 8 plus 1,
Ministria e Transportit shprehet e vendosur për të mos lejuar operimin e
tyre në linjat e rregullta ndërqytetase.

‘Ky lloj transporti është jashtë çdo kushti normal të udhëtimit, te konfortit dhe me kosto me te larte ku çdo udhëtar, për të njëjtin udhëtim, duhet të paguajë më shtrenjtë se në transportin me autobus. Mbi të gjitha ky lloj transporti përmban kompromentimin më të rëndë të sigurisë në rrugë të udhëtarëve’, thotë Genc Çaushi, këshilltar për Mediat në Ministrinë e Transporteve.

Për të gjithë pronarët e autoveturave 8 plus 1, Ministria jep opsionet se si mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

‘Autoveturat taksi të operojnë në linja të rregullta brenda qarkut ku ndodhet Bashkia qe i ka licensuar per sherbimin taksi; të vendosë në gjendje pune taksimetrin; ofrimin e operimit të autoveturave me 8+1 vende në disa shërbime për të tretë: transportin nga hotelet në drejtim të portit apo aeroportit; transportin në grup i udhëtarëve për në dhe nga qendrat e mëdha tregtare apo turistike në periferi; transporti i punonjësve për në dhe nga vendet e punës’, tha Caushi.

Vendimi i Qeverisë për të mos lejuar furgonët të ofrojnë shërbim ndërqytetas, si më parë u kundërshtua nga drejtuesit e këtyre mjeteve dhe shkaktoi protesta, të cilat kulmuan dhe me bllokimin e akseve kryesore hyrëse të kryeqytetit në muajin mars.   

    

Top Channel