Llalla forcon njësitë Task Force

09/04/2014 00:00

Kryeprokurori Adriatik Llalla në kuadër të masave për forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe përballimit të fluksit të dosjeve, ka shtuar numrin e prokurorëve në disa njësi kryesore kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit, ndërsa ka ngritur një njësi të re në Prokurorinë e Elbasanit.

Kështu në njësinë Task Force të Prokurorisë së Tiranës janë shtuar dy prokurore, Ramadan Troçi dhe Deniona Katro. Kjo e fundit të jetë dhe drejtuesja e re e njësisë, duke zëvendësuar Gentian Trenovën i cili do të vijojë punën si prokuror në këtë njësi.

Me shtimin e 2 prokuroreve njesia e Tiranes do te kete 10 prokurore. Ne njesine e Durresit shtohen dy prokurore, Dritan Gina dhe Alma Kola duke e cuar numrin e prokuroreve ne kete njesi ne 5.

Ne njesine e Vlores shtohet nje prokuror, Albert Kulici duke e cuar numrin e prokuroreve ne tre, ndersa ne njesine e hapur ne prokurorine e Elbasanit jane komanduar prokuroret, Kreshnik Ajazi, Bledar Mustafaraj dhe Enkelejda Millonai.

Top Channel