Linja e Unazës së Jugut, do të vijojë ndërtimi

09/04/2014 00:00

Këshilli i Ministrave vendosi vazhdimin e projektit për ndërtimin e
Unazës së Jugut 110 kilovolt dhe shtyrjen e afatit të kredisë me banken
gjermane KFW.

Sipas ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri, ky projekt do te rrise sigurine e furnizmit me energji elektrike dhe do te siguroje nje eficense me te madhe te sistemit ne zonen e jugut

“Kam kënaqësinë të komunikoj sot, një vendim tjetër shumë të rëndësishëm të Këshillit të Ministrave, i cili ka të bëjë me vazhdimin e ndërtimit të “Unazës së Jugut” dhe shtyrjen e afatit për kredinë me KFë. Një financim ky shumë i rëndësishëm i Republikës Federale të Gjermanisë për Unazën e Jugut të linjës 110 kV të transmetimit të energjisë. Një investim, i cili do të shtojë sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Një investim që do të sigurojë një eficencë më të madhe të sistemit në zonat e jugut të vendit dhe që është në vazhdën e të gjitha atyre projekteve infrastrukturore energjetike që Qeveria shqiptare po kryen”, tha Gjiknuri.

Top Channel