Gjirokastër, sekuestrohen 150 kg hashash

09/04/2014 00:00

Policia e Gjirokastrës ka kapur një sasi prej 150 kilogramë hashash dhe ka ndaluar një person që po e transportonte lëndën narkotike.

Sasia e drogës ka dalë nga fshati Lazarat dhe policia ka marrë njoftim duke organizuar operacionin “Parcela”. Policia e ka ndaluar automjetin me targa false që drejtohej nga një person nga Fieri. Mjeti po lëvizte me shpejtësi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike marijuanë të blerë në fshatin Lazarat.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve janë vënë në ndjekje të tij ku kanë bashkëpunuar me efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të bllkuar rrugën.

Drejtuesi i automjetit, porsa ka parë që e ndiqte policia, ka devijuar rrugën nacionale dhe është futur në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Hormovë, ku porsa ka kaluar parcelën ka braktisur mjetin së bashku me lëndën narkotike dhe duke përfituar nga errësiar është larguar në drejtim të malit mbi fshatin Hormovë.

Në automjet u gjetën në bagazh dhe në sediljen e pasme 120 pako të mbështjella me natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë, gjithsej rreth 150 kilogramë.

Top Channel