Bujqësia, Panariti në Bruksel

09/04/2014 00:00

Ministri Edmond Panariti u prit të mërkurën në Bruksel nga komisioneri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural,  Dacian Ciolos.

Zyra e Komisionerit sqaroi për TCH se ishte një takim konstruktiv që u fokusua në përparësitë e Shqipërisë për të ngritur një politikë të fortë bujqësore për periudhën 2014-2020, gjë e cila mbështetet nga Kkmisioneri.

Ndërkohë që ministri Panariti foli për rëndësinë e reformës mbi tokën, sigurinë ushqimore, por dhe për financimet e përbashkëta të BE-së dhe qeverisë shqiptare ndaj fermerëve.

“Natyrisht, një rol qëndror në këtë mes ka forcimi i kapaciteteve tona administrative, veçanërisht forcimi i rolit të Agjencisë së Pagesave brenda Ministrisë së Bujqësisë, që së shpejti do të futet në procesin e kreditimit dhe ne kemi bërë ç’është e mundur për të forcuar kapacitetet logjistike të kësaj agjencie. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që ne të diskutojmë së bashku me partnerët europianë edhe për kritere më fleksibël për fermerët shqiptarë, për të aplikuar dhe përfituar me sukses nga fondet e Bashkimit Europian”, deklaroi Panariti.

Ministri i Bujqësisë mori pjesë dhe në konferencën e Rrjetit të Organizatave Rurale organizuar nga Bashkimi Evropian.

 

Përgatiti: Arta TOZAJ / Top Channel

Top Channel