Reklamimi i Shqipërisë turistike

08/04/2014 00:00

Qeveria ka shpallur sot Konkursit Ndërkombëtar për logon, sloganin dhe
strategjinë e re për të promovuar Shqipërinë nëpër botë. Idetë e
krijimit të një imazhi të ri të Shqipërisë turistike nga kompani apo
individë mund të shfaqen në këtë konkurs që u njoftua i hapur sot nga
ministrja e Turzimit, Eglantina Gjermeni.

“Sot njoftojmë zyrtarisht çeljen e konkursit ndërkombëtar për logon, sloganin dhe strategjinë e re për të promovuar Shqipërinë. Nisma e iniciuar nga tre Ministri, ajo e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme gjeti mbështetjen e Kryeministrit dhe të gjithë qeverisë. Konkursi që ne shpallim sot, për “Brandimin e Shqipërisë” synon të promovojë imazhin e ri të vendit tonë. Është një nismë madhore, për të promovuar identitetin e Shqipërisë në tregun botëror. Ftojmë të gjithë të interesuarit, kompani ose individë, vendas apo të huaj të paraqesin propozimet e tyre, për logon, sloganin dhe strategjinë e promovimit të Shqipërisë në tregun ndërkombëtar. Të gjitha propozimet e dorëzuara do të vlerësohen nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga personalitete, ekspertë, njohës të fushës dhe miq të Shqipërisë”, tha ministrja Gjermeni.

Top Channel