“Mos më shiko me përbuzje”

08/04/2014 00:00

“Mos më shiko me përbuzje” është ekspozita e artistit nga Kosova Artan Korenica, e çelur në Tiranë pranë Qendrës së Informimit të Bashkimit Europian.

Kjo ekspozitë, e çelur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, përmban foto të komuniteteve rome, ashikali dhe egjiptiane në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Në konceptin e tij autori ka evidentuar mungesën e barazisë që ekziston mes njerëzve për shkak të racizmit.

“Doja të realizoja diçka të veçantë dhe vendosa t’i fotografoja nga lart-poshtë për të treguar se nuk jemi të barabartë. Nëse do të ishim të barabartë, fotografitë do i bëja drejt”, shpjegon Artan Korenica.

Pas një pune 1-vjeçare, autori ka realizuar edhe një album me 250 foto nga udhëtimi i tij në këto komunitete të vendeve të rajonit. Ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 14 prill.

Top Channel