Modernizimi i sistemit financiar

05/04/2014 00:00

Qeveria shqiptare është duke negociuar dy marrëveshje të tjera më Bankën Botërore, pas asaj të arritur me FMN.

Ne mbledhjen e Keshillit Ekonomik Kombetar, strukture qe mblidhet çdo tre muaj dhe ku ftohen te marrin pjesë ekspertë të njohur ndërkombëtarë ne fushën e ekonomisë dhe financave, ministri Arben Ahmetaj prezantoi marrëveshjen e huasë së politikave zhvillimore, një hua, tha ai, për modernizimin e sistemit financiar ku krahas marrjes së një shume prej rreth 100 milionë dollarë, Qeveria shqiptare angazhohet të kryejë një sërë reformash të rëndësishme në sektorin financiar, deklaroi Ahmetaj.

Ekspertet nderkombetare, vlereresuan si nje hap pozitiv perpara, arritjen e marreveshjes me FMN në garantimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme.

“Keni arriturën në fakt  një marrëveshje kaq të mirë e cila kombinon nga njëra anë stabilizimin afatmesëm të borxhit që është i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Dhe nga ana tjetër mbrojtja sa më shumë që është e mundur brenda rrethanave,te rritjes ekonomike të vendit e sidomos këtë vit që kemi pasur një ulje të rritjes ekonomike”, u shpreh Stephany Griffith-Jone, profesore në Universitetin e Columbias.

Zëvendësambasadori i BE-së gjithashtu tha se BE mbështet huatë nga institucionet financiare ndërkombëtare për Qeverinë shqiptare.

Kreu i Qeverise, Edi Rama tha se situata ekonomike është optimiste, duke vënë theksin tek ajo që ai cilësoi si pjesën më problematike të diskutimit me FMN-në, vendosja e tavaneve të të ardhurave që fillimisht u duk të ishte më ambicioz sec duhet.

“Por deri tani dhe posaçërisht me realizimin e muajit mars, kemi arsye që të jemi të kënaqur me performancën e administratës sepse tavani ka qenë i vendosur realisht lart dhe muajt nuk kanë qenë të lehtë. Kemi 6 mujor me 6 mujor, 150 milionë dollarë më shumë”, u shpreh Rama.

Top Channel