Rritja e moshës së pensionit

03/04/2014 00:00

Mosha e daljes në pension te 30 -40 vjeçarët e sotëm pritet të rritet me 2 ose tre vjet.

Skema e pensioneve, e cila po reformohet tërësisht do të heqe tavanin çka do te thote qe kush paguan më shumë do të ketë pension më të lartë.

“Një rritje dy-tre vjet, për ata që do të dalin në pension në vitin 2030, do të ishte e arsyeshme për të stabilizuar disa nga parametrat financiarë. Heqja e tavanit për pagat e larta, Kjo do të thotë që njerëzit do të incentivohen të paguajnë më shumë sepse do t’u reflektohet në një pension më të lartë. Momentalisht ne sot kemi atë që kemi atë që quhet pensionin maksimal, kjo do të thotë që dikush që e ka rrogët e lartë nuk ka interes të paguajë më shumë kontribute sepse e ka kaluar e ka kaluar pensionin maksimal dhe nuk i reflektohet në një pension më të lartë. Ne këtë po e heqim”, tha ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj.

Ministri sqaroi se aktualisht jane plot 7 mije funksionare dhe ish-funksionare ne gjithe vendin qe perfitojne pensione te larta, vetem se kane sherbyer ne pozicione te caktuara ne aparatin shteteror per disa vite.Kjo dispozite do te hiqet.

“Heqja e privilegjeve për grupe të caktuara, kryesisht përfaqësues të shtetit në nivele të larta drejtuese, të cilët përfitojnë 40-fish të atyre që kontribuojnë. Kjo është anormale. Nëse do të vazhdojmë me këtë ritëm,që të shpërbejmë njerëzit vetëm se kanë qenë një gjysmë mandati deputet, ose një gjysmë viti sekretar i përgjithshëm, ose drejtor apo Prokuror, ky është një nonsens, në 10 vite i bie të kemi rreth 7 mijë vetë që përfitojnë nga skema të tilla”, tha Veliaj.

Ministri Veliaj tha se do te rriten sanksionet me gjobe per te gjitha kompanite qe nuk deklarojne punonjesit e tyre. Skema e pensioneve pritet te reformohet teresisht, per ta nxjerre nga hendeku financiar ku qendron prej vitesh, ndaj zoti Veliaj shpreson qe kjo reforme te mirepritet edhe nga opozita.

Top Channel