Rritja e çmimit të transportit publik

02/04/2014 00:00

Deputetët e maxhorancës mbështesin kalimin e kompetencave për caktimin e çmimit të biletës urbane nga Këshilli i Ministrave tek Këshilli Bashkiak.

Gjatë debatit të çështjes më të nxehtë, asaj të liberalizimit të çmimit të biletës, shoqatat e transportit kërkuan edhe një herë rritjen e çmimit, në kushtet e një biznesi, siç shprehen ata, në vështirësi financiare.

“Rritja duhet sa më e madhe, por duhet të kemi parasysh edhe kushtet e qytetarëve. Nuk mund të themi se nuk i njohim kërkesat e Këshillit Bashkiak”, deklaroi Ervin Shijaku.

Për deputetët e opozitës, kalimi i kompetencave nga Këshilli i Ministrave tek Këshilli Bashkiak do të thotë transferim i barrës së borxheve dhe defiçitit të këtij sektori nga pushteti qëndror në atë vendor.

“Nuk kemi mekanizmat e duhura, sidomos për shtresat në nevojë. Liberalizim do të thotë që për të mbuluar kostot bileta duhet të jetë 1 euro. A e ka mundësinë qytetari shqiptar ta paguajë?”, u shpreh Sherefedin Shehu.

Por kryetari i komisionit të veprimtarive prodhuese, Eduard Shalsi tha se liberalizimi i çmimit do të kryhet në raport me cilësinë e shërbimit që do të ofrojnë operatorët. “Qeveria dhe pushteti vendor nuk do ta lënë në dorën e tregut që ta diktojë”, deklaroi Shalsi.

Top Channel