Leskaj: Më shumë autoritet KLSH-së

02/04/2014 00:00

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka mbrojtur sërish projketligjin që i jep KLSH-së të drejtë kontrolli tek Tatimet.

Gjatë seancës së pyetjeve në komisionin e ligjeve, Lesakj u shpreh se, KLSH ka nevojë për pavarësi në punën e saj.

Amendimet në ligj sipas tij kanë nisur që në vitin 2009. Ai mori si shembull vendet e BE-së, duke u shprehur se, institucionit të auditimit nuk i kufizohet e drejta për informacion.

Në këtë seancë deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino kërkoi që në ligj të përcaktohet që kreu i KLSH-së të vijë nga radhët e opozitës.

Dy ditë më parë komisioni i ekonomisë nuk e pranoi kërkesën e Leskajt për detyrimin që Drejtoria e Tatimeve dhe e doganave t’i japë çdo informacion KLSH-së, me argumentin se shkelen të drejtat e subjekteve private.

Top Channel