Doganat: Në mars tejkaluam planin

02/04/2014 00:00

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thotë se edhe për muajin mars realizimi i planit në mbledhjen e të ardhurave ka arritur në 103.3 për qind, ose 387 milionë lekë më shumë se plani.

Në një njoftim të fundit për mediat shpërndarë nga ky institucion thuhet gjithashtu se, ky rezulatat është më i madh edhe krahasuar me muajin mars të një viti më parë.

Në dokumentin zyrtar bëhet më tej e ditur se, administrta doganore ka përfunduar ndërkohë kodin e ri doganor, i cili pritet të miratohet së shpejti.

“Gjithashtu, pritet fillimi i punës për realizmin e projektit “një sportel i vetëm”, që do të lehtësojë proçedurat për biznesin, si dhe është ndërtuar Akademia Fiskale, e cila do të trajnojë punjonjësit e rinj”, vijon njoftimi.

Top Channel